Heshtja, sonte mjegullon, Hëna ftoh, dallga tërbon. Yjet, fikur mbi detin janë, Veten gjej, krejt n’akullnajë. Vetja më ndaloi. Prit pak kam një fjalë: “Pse dritën vetes tënde ja ke marrë?” Zgjohu tregomë ku po shkoj, zemra ime. Rrugën ti ma ndriço, vetja ime. Në lëndinën e dashurisë, Mbillmë me ty, t’frymoj me ty. Të çelim të dy. Zëri më vjen, si një valë. Dritën ma sjell pranë një dallgë, Dielli ngroh, e në dritë më mban. Jetën ndjej në çdo petal. Vetja më ndaloi. Prit pak, kam dy fjalë: “Jetoje jetën tënde si e marrë!” Zgjohu tregomë ku po shkoj, zemra ime. Rrugën ti ma ndriço, vetja ime. Në lëndinën e dashurisë, Mbillmë me ty, t’frymoj me ty. Të çelim të dy.